Flatrat e Dijes, modelojne shkollen e se ardhmes
Me tabelat interaktive multimediale-nje hap perpara ne zhvillimet globale ne arsim
Institucionet “Flatrat e dijes” synojnë që të gjithë nxënësit që i ndjekin ato, pavarësisht nga veçoritë individuale, interesat, nevojat, motivet dhe qëndrimet ndaj mësimit dhe shkollës, të dëshmojnë nivele të kënaqëshme dhe/ose shumë të larta arsimimi dhe edukimi, duke ju afruar gjithmonë e më shumë standarteve bashkëkohore, për të qenë konkurentë të suksesshëm në studimet universitare, lehtësisht të integrueshëm në tregun e punës si qytetar të botës së lirë dhe të pajisur me edukatën e të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Objektivat tona janë:
- Të ulet vazhdimisht, deri në minimizim, numri i nxënësve që nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat/standartet minimale të shkollës.
- Të rritet ndjeshëm, nga viti në vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që dëshmojnë plotësim në nivele të larta kërkesat/standartet e shkolles.
- Të rritet dukshëm, nga viti në vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që arrijnë të plotësojnë në nivelet më të larta të avancuara kërkesat/standartet e shkollës.
- Puna me nxënësit e talentuar të shndërrohet në një pol të fuqishëm të të gjithë punës së shkollave “Flatrat e dijes”.
- Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes”, të shndërrohen gradualisht në qendra trajnimi të përhershme për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike e jopublike të rrethit.
- Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes”, të jenë institucione të zbatimit të teknologjive të reja të edukimit.


