Institucionet Arsimore Jopublike
FLATRAT E DIJES
Lagja: 1 Maj - Fier
Tel: +355 38 32 43 15
Tel: +355 38 32 43 09
info@flatratedijes.com
Kreu  //  Revista Mesuesi

Investimi i realizuar në arsim, gjeneron cilësi

Nga takimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi,
me nxënës e mësues të shkollës “Flatrat e dijes”, Fier.

Presidenti i Republikës, Zoti Bamir Topi, morri pjesë në festimet e 10-vjetorit të Institucioneve Jopublike “ Flatrat e dijes”, Fier.

Kreu i nderuar i shtetit tonë, shoqëruar nga drejtuesit e shkollës dhe presidenti i saj, Z. Viron Gega, vizitoi mjediset e shkollës, klasat ku mësimi realizohet me tabelat interaktive, ndërvepruese multimediale. Më tej, mes emocioneve, ai vizitoi sallën e ekspozitës, sallën multimediale elektronike dhe hapësirat e tjera të edukimit të shkollës ku çdo gjë demonstron kulturë dhe sistemat ikë bashkëqyt e tare. Pasi u përshëndet me miqtë e shumtë që mbushnin sheshin para shkollës dhe, pas prezantimit që i bëri arritjeve 10-vjeçare të shkollës, drejtori administrativ i saj, z. Viktor Mile, fjalën e mori Presidenti i Republikës.

Ai theksoi gëzimin e Tij për arritjet e mrekullueshme të kësaj shkolle përgjatë dhjetë viteve dhe garancinë që ajo jep për të ardhmen. Presidenti mbështeti dhe inkurajoi fort nismën e drejtuesve dhe bashkëpunimin me prindërit e biznesin për investimin e madh të futjes në shkollë të kësaj mrekullie teknologjike, të tabelave interaktive. Vizioni i drejtuesve të shkollës, pasioni i mësuesve të talentuar për të përqafuar e për të përdorur këtë teknologji moderne, të ndërlikuar metodologjike interaktive, u përshëndet përzemërsisht nga kreu i shtetit. Midis të tjerave ai tha: “Gjithmonë investimi i realizuar ku e si duhet gjeneron cilësi. Pas cilësisë imponohet e vjen pas gradualisht edhe sasia. Më tej ky investim riciklon vlera edhe më të larta edukative dhe mësimore. Lum si këta fëmijë që i kanë këto mundësi sot!”.

Duke ardhur nga bota intelektuale akademike, Presidenti theksoi edhe vlerat e gjithanshme, çlodhëse, argëtuese dhe edukuese të tabelave ndërvepruese multimediale.

Fjala e përzemërt dhe inkurajuese e Presidentit të Republikës, u mirëprit mes duartrokitjeve të qindra nxënësve, prindërve e mësuesve të shkollës. Ky inkurajim është për ata e për gjithë mësuesit e nxënësit fierak mbështetje për shtigje të reja në modernizimin teknologjik të punës mësimore dhe edukative, si të vetmet garanci dhe hapësira që prodhojnë cilësi të lartë dhe sasi zhvilluese progresive. Drejtorët dhe mësuesit e ftuar panë dhe mësuan për më mirë dhe për më tej në shkollat e tyre.

Për mikun dhe të ftuarit e tjerë të nderuar nga institucionet dhe pushteti vendor i Fierit, grupi artistik dhe talentet e konservatorit të kësaj shkolle dhanë një program të pasur artistik-edukativ.

Burimi: Ministria e arsimit dhe shkences (9 Nentor 2010)

Autor: Mihal Krimce