Institucionet Arsimore Jopublike
FLATRAT E DIJES
Lagja: 1 Maj - Fier
Tel: +355 38 32 43 15
Tel: +355 38 32 43 09
info@flatratedijes.com
Kreu  //  Kopshti  //  Plani mesimor Kopshti

Përmbajtja edukative e kopshtit organizohet në disa fusha veprimtarish:

  • Edukimi qytetar
    • Ka si objektiv kryesor t’u mesojë fëmijëve të jetojnë dhe veprojnë së bashku. Në këtë proçes hidhen dhe hapat e para të krijimit të personalitetit të tyre.
  • Zhvillimi gjuhësor dhe elementet e shkrimit
    • realizohen duke i përfshirë fëmijët në praktika komunikuese që lidhen me gjuhën e folur dhe kontaktet e para me gjuhën e shkruar. Hyrja në botën e shkrimit fillon me veprimtari të thjeshta, siç janë interpretimi apo komenti i figurave të shoqëruara me shkrim të fjalëve të veçanta me ndihmën e mësueseve apo edhe në mënyrë individuale.
  • Zbulimi i vetvetes dhe i botës
    • realizohet përmes infrastrukturës së pasur didaktike. Mjetet didaktike që përdoren në veprimtaritë e përditshme të fëmijëve për zbulimin e botës që i rrethon janë materiale të ndryshme ujë, rërë, gurë, enë të ndryshme, materiale ndërtimi etj…
  • Edukimi artistik
    • realizohet përmes një game të gjerë veprimtarish artistike, të realizuara nga vetë ata, ose të vëzhguara apo dëgjuara përmes materialeve audiovizive e multimediale. Ky lloj komunikimi i fëmijëve është një lloj takimi me artin dhe emocionet. Veprimtaritë artistike, pothuajse të përditshme, u japin mundësi fëmijëve të gëzojnë e të kënaqen dhe njëkohësisht të zhvillojnë prirjet e tyre artistike. Konservatori i “Flatrave të dijes”, me departamentet e muzikës dhe të dansit, është një mundësi konkrete që nuk e kanë kopshtet e tjera, për zhvillimin e këtyre prirjeve.
  • Hapsira, rregullat dhe pëmasat
    • Në këtë fushë veprimtarish përmblidhen të gjitha përvojat e fëmijëve që lidhen me klasifikimin, vargëzimin, numërimin, matjen, njohjen e formave etj.