Përmbajtja edukative e kopshtit organizohet në disa fusha veprimtarish:
- Edukimi qytetar
- Zhvillimi gjuhësor dhe elementet e shkrimit
- Zbulimi i vetvetes dhe i botës
- Edukimi artistik
- Hapsira, rregullat dhe pëmasat
- Edukimi qytetar, ka si objektiv kryesor t’u mesojë fëmijëve të jetojnë dhe veprojnë së bashku. Në këtë proçes hidhen dhe hapat e para të krijimit të personalitetit të tyre.
- Zhvillimi gjuhësor dhe elementet e shkrimit, realizohen duke i përfshirë fëmijët në praktika komunikuese që lidhen me gjuhën e folur dhe kontaktet e para me gjuhën e shkruar. Hyrja në botën e shkrimit fillon me veprimtari të thjeshta, siç janë interpretimi apo komenti i figurave të shoqëruara me shkrim të fjalëve të veçanta me ndihmën e mësueseve apo edhe në mënyrë individuale.
- Zbulimi i vetvetes dhe i botës realizohet përmes infrastrukturës së pasur didaktike. Mjetet didaktike që përdoren në veprimtaritë e përditshme të fëmijëve për zbulimin e botës që i rrethon janë materiale të ndryshme ujë, rërë, gurë, enë të ndryshme, materiale ndërtimi etj…
- EDUKIMI ARTISTIK realizohet përmes një game të gjerë veprimtarish artistike, të realizuara nga vetë ata, ose të vëzhguara apo dëgjuara përmes materialeve audiovizive e multimediale. Ky lloj komunikimi i fëmijëve është një lloj takimi me artin dhe emocionet. Veprimtaritë artistike, pothuajse të përditshme, u japin mundësi fëmijëve të gëzojnë e të kënaqen dhe njëkohësisht të zhvillojnë prirjet e tyre artistike. Konservatori i “Flatrave të dijes”, me departamentet e muzikës dhe të dansit, është një mundësi konkrete që nuk e kanë kopshtet e tjera, për zhvillimin e këtyre prirjeve.
- Hapësira, rregullat dhe përmasat Në këtë fushë veprimtarish përmblidhen të gjitha përvojat e fëmijëve që lidhen me klasifikimin, vargëzimin, numërimin, matjen, njohjen e formave etj.


