Flatrat e Dijes
TABELAT INTERAKTIVE MULTIMEDIALE
"MJETE TE MENDJES"
NE SHERBIM TE NXENESVE DHE MESUESEVE

Në edukimin e fëmijëve në kopshtin “Flatrat e dijes” synimi është:

Flatrat e Dijes

DISA TIPARE KARAKTERISTIKE TE
KOPSHTIT “FLATRAT E DIJES”

  1. Kopshti është i hapur ndaj familjes, në mjediset e tij mësimore e pushuese gjen përditë prindër që vëzhgojnë, bisedojnë e bashkëpunojnë me edukatoret e vetë fëmijët. Marrdhënie bashkëpunimi realizohen në vijimësi edhe me shkollat tona, me bibliotekat e tyre e sidomos me bibliotekën e qytetit. 
  2. “Flatrat e dijes” e konsiderojnë kopshtin si vendin e parë dhe më të rëndësishëm ku zë fill proçesi i integrimit social  i fëmijëve. Ndaj ne i japim rëndësi situatave të pasura të komunikimit të fëmijëve me njeri-tjetrin dhe me të rriturit, që ata të kuptojnë gjithnjë e më mirë gjuhën e folur dhe të zhvillojnë aftësitë e veta shumëplanëshe.Lojërat, si një ndër veprimtaritë më të rëndësishme për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të zhvillimit të fëmijëve, kanë përparësi tek ne.
  3. Veprimtaria edukative e kopshtit u përgjigjet nevojave fiziologjike, emocionale dhe intelektuale të fëmijës.
  4. Në kopësht zhvillohen veprimtari të organizuara në mënyrë graduale në përputhje me moshën, deri në veprimtari më të organizuara, që realizohen me fëmijët më të rritur të moshës 5 vjeç.
Të gjithë fëmijët angazhohen me zgjidhjen e detyrave të përballueshme prej tyre, me synimin që të mos frenohen në dëshirën që kanë për të mësuar.