Flatrat e Dijes

1. Kodi i etikës së shkollës synon:

  1. Të shmangë që ballafaqimi i natyrshëm i pikpamjeve apo qëndrimeve të ndryshme të shndërrohet në konflikt të panevojshëm midis aktorëve të shkollës.
  2. Të kultivojë te drejtuesit, te personeli dhe nëpërmjet tyre, te nxënësit e shkollave shprehi e qëndrime që karakterizojnë njerëzit e kulturuar në përgjithësi dhe të arsimuar në veçanti.
  3. Të krijojë një klimë të ngrohtë komunikimi e bashkëpunimi njerëzor në të gjitha mjedist e shkollave.
  4. Të shërbejë si sistem referimi për të kontrolluar e përmbajtur veten si dhe për të vlerësuar sjelljen, qëndrimet dhe komunikimin e bashkëpunimin me të tjerët
  5. Të nxisë zhvillimin e konsolidimin e vlerave morale e demokratike në komunitetin e shkollës dhe më gjerë nëpërmjet figurës së drejtuesit, si model konkret dhe i natyrshëm edukativ për nxënësit.

2. Kodi etikës së shkollës shërben

si rregullator I marrdhënieve në shkollë, si sistem I përbashkët për të gjykuar, vlerësuar dhe përmirsuar vazhdimisht sjelljen e aktorëve të shkollës në përputhje me misionin e shkollës, funksionin dhe përmbajtjen e saj si institucion edukues e zhvillues.

3. Të gjithë aktorët e shkollës, individualisht dhe sëbashku, me mendimet, qëndrimet, sjelljen dhe veprimet e tyre, në çdo rrethane dhe moment, duhet:

  1. Të mos cënojnë dinjitetin dhe personalitetin e asnjërit.
  2. Të respektojnë diversitetin dhe origjinalitetin e mendimit, qëndrimit dhe veprimit të gjithsecilit nëse këto nuk bien ndesh me kryerjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave të të tjerëve si dhe me rregullat e njohura dhe të miratuara në shkollë.
  3. Të njohin e respektojnë rregullat bazë të komunikimit, të bashkëveprimit dhe bashkëpunimit të kulturuar e demokratik me të gjithë aktorët e shkollës.
  4. Të parandalojnë çdo konflikt me aktorët e shkollës dhe të ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të konflikteve ku ata janë prezent