Kryebashkiaku takim me te shkelqyerit e arsimit jopublik.
Shkolla “Flatrat e Dijes” i ka dhene emer qytetit te Fierit per brezat e nxenesve qe mbarojne dhe vazhdojne studimet ne kete shkolle. Ky eshte vleresimi qe ka dhene kreu i bashkise se Fierit Baftjar Zeqo, ne nje takim ku ka pritur 6 nxenes te shkelqyer te kesaj shkolle te cilet kane mare medalje, cmime ne olimpiada kombetare, ballkanike, europiane dhe boterore. Nxenesit qe jane prezantuar me keto cmime dhe medalje te fituara ne saj te pergatitjes se tyre dhe nivelit te larte te mesimdhenies, tashme me emer ne Fier dhe ne vend, mbeten shembulli i vlerave arsimore qe ka arritur ky qytet, i cli kerkon natyrshem me shume vemendje. Ne kete aspekt kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo ka shprehur vullnetin per te bere te mundur nga qeveria celjen e nje universiteti ne Fier dhe per keta nxenes te shkelqyer te mos mungojne shperblimet nga keshilli bashkiak. “Jo vetem kujdesi per arsimin do te jete ne vemendjen e bashkise, por ne vazhdimesi do vijme duke i kushtuar me shume rendesi kujdesit per kampionet. Kemi krijuar nje tradite tashme gjate ketyre viteve te fundit pe rata qe kane pasur rezultate shume te larta. Keshilli i bashkise do te miratoje disa rregulla per kampionet, fituesit te shkelqyerit dhe kjo do te behet ligj per shperblimin e tyre. Nuk do te jete me nje vullnet i kryetarit te bashkise, apo bashkise shperblimi i tyre, por zbatimi i nje “ligji” te tille shperblimesh. Liri Seraj e kesaj shkolle jopublike ne Fier, eshte vleresuar me “prizmin e argjendte” nga MASH, ndersa Eifela Muskaj me “prizmin e bronxte”, duke vazhduar me emra te tjere me te mireve te kesaj shkolle si Iris Koshovari dhe Klodian Nushi dhe Erlind Zhullari, nxenes ne vitin e dyte te kesaj shkolle, i cili eshte vleresuar me “medalje te argjendte” ne olimpiaden e Matematikes ne Bullgari dhe Arbana Grembi “medalje te bronxte” ne olimpiaden boterore ne Brazil per lendet shkencore.
Burimi: fieri.com
Fjala e Kryeministrit Fatos Nano ne shkollen private "Flatrat e Dijes" te Fierit
Të dashur nxënës dhe mësues! Të nderuar pjesëmarrës! Jemi sot së bashku në mjediset e kësaj shkolle private e cila është shprehje e përpjekjeve për progres e prosperitet, për kulturë dhe përparim. Eshte nje realitet i ri qe ndeshet gjithandej ne Shqiperi: nje numer i madh sipermarrjesh i jane drejtuar tashme shkolles, arsimit, kultures. Kjo deshmon jo vetem nje politike te qarte dhe konsistente europianizuese te qeverise, por edhe nje orientim te mbare te vete sipermarrjes. Ne te njejten kohe realizime si ky i sotmi jane edhe shprehje e nje presioni pozitiv te mbare shoqerise shqiptare per arsimim dhe kulturim te standarteve bashkekohore. Me kete rast dëshiroj t'ju drejtoj urimet dhe respektin e merituar të gjithë biznesmenëve dhe investitorëve, qindra e mijra arsimtareve të cilët ngrenë institucione të tilla të edukimit per djemte dhe vajzat tona. Unë i konsideroj ata partnerë dinjitozë të qeverisë në përpjekjet e saj ambicioze për realizimin e strategjisë sone integruese. Shkolla jopublike "Flatrat e Dijes" është një investim i rëndësishëm, shprehje e përpjekjeve për integrim në shoqërine e hapur dhe konkuruese. Njeheresh ajo eshte pjese e nje rrjeti te gjithe institucionesh private qe u ngriten dhe po ngrihen ne Shqiperi ne vijim te politikes liberalizuese dhe konkuruese te qeverise. Fieri meriton te permendet per shume arritje, por vecanerisht per kete gje. Është domethënës fakti se nga 251 institucione arsimore jopublike në të gjithë Shqipërinë, 17 janë hapur në Fier, çka e rendit Fierin menjëherë pas Tiranës. Nga ana tjeter realiteti i ri i krijuar nga sipermarrja private edhe ne fushen e edukimit, perben nje shtyse te re konkururese edhe per vete institucionet e shtetit. Shteti ka punuar dhe do të vazhdojë të këmbëngulë për krijimin e mjediseve publike bashkëkohore, komode dhe funksionale për zhvillimin e mësimit. Objektivi ambicioz i qeverisë është që deri në vitin 2005, rreth 90% e nxënësve në të gjithë vendit të zhvillojnë mësimin në mjedise normale, të rikonstruktuara, apo te reja. Në rrethin e Fierit në vitin 2003 do të përfundojnë se ndertuari edhe 5 shkolla të reja, shkollat e mesme të qytetit do të pajisen me kabinete informatike dhe kabinete të shkencave të tjera. Vemendja e vazhdueshme e qeverise dhe e Bankës Botërore si dhe e fondacioneve Soros dhe Albi, ka krijuar tashme rezultate të prekeshme per te gjithe, edhe pse probemet jane ende te medha. Ky realitet i ri konkurues ka sjelle edhe nje cilesi te re te mesimdhenies si dhe nje stad te ri te formimit te nxenesve e studenteve. Nder te tjera nxënësit e Fierit dallohen, vecanërisht vitet e fundit për cmimet e shumta te fituara në rang Republike. Fituesit tani vijne edhe nga shkollat jopublike. Vetem nga nxenesit e shkolles ku ndodhemi sot janë fituar dy cmime në olimpiadën nderkombetare të matematikës. Per te gjithe ne është e qartë se nuk ka të ardhme euroatlantike të vendit pa një sistem arsimor modern që formaton brezat e rinj me aftësitë dhe vlerat që përballojnë proceset ekonomike bashkëkohore dhe realitetet konkurruese globale. Vetëm me dije te qendrueshme ju do te beheni sipërmarrësit, administratorët dhe profesionistët që i nevojiten atdheut tone te dashur. Vetem me dije te qendrueshme ju do te beheni garant per nje te ardhme euroatlantike te Shqiperise. Na qofte rruga e mbare!
Burimi: keshilliministrave.al


