Institucionet Arsimore Jopublike
FLATRAT E DIJES
Lagja: 1 Maj - Fier
Tel: +355 38 32 43 15
Tel: +355 38 32 43 09
info@flatratedijes.com
Kreu  //  Fjalimi i Z. Viron Gega - Presidenti i Flatrat e Dijes

Fjalimi i Z. Viron Gega - Presidenti i Flatrat e Dijes

Flatrat e DijesI NDERUARI z. PRESIDENT I REPUBLIKES
TE NDERUAR  z. DEPUTETE E PERFAQESUES TE POLITIKES
TE NDERUAR DREJTUES DHE PERFAQESUES TE PUSHTETIT VENDOR DHE TE DREJTORISE ARSIMORE PRINDER DHE NXENES
MESUES DHE DREJTUES TE “ FLATRAVE TE DIJES “ E SHKOLLAVE TE TJERA
TE NDERUAR MIQ E TE FTUAR
Ju falenderoj me emocion dhe mirënjohje të vecantë për  pjesëmarrjen tuaj  në këtë ditë të shënuar, kulmore për Institucionet tona Arsimore. Prania juaj  është shprehje e qartë e respektit   dhe vlerësimit   për punën dhe  arritjet  e shkollave Flatrat e Dijes në rrugëtimin dhjetë vjecar  për formimin cilësor e bashkëkohor të nxënësve të saj. 
Që në hapat e para cilësia e edukimit ka qënë  objektivi im i qartë.  Pa cilësi nuk ka zhvillim dhe rritje të  asnjë biznesi.  Por në mënyrë të vecantë , në arsimin  jo publik,  cilësia është vendimtare për jetëgjatësinë dhe suksesin e aktivitetit.  Me këtë bindje, jam përpjekur në vijimësi të bëj gjithcka të mundur për të krijuar një mjedis bashkëkohor, të kompletuar dhe funksional për personelin e shkollave  që të mund të realizojmë  një edukim  sa më cilësor për të gjithë nxënësit, pa përjashtim.

Flatrat e Dijes

Ndaj falenderoj  të gjithë drejtuesit  dhe mësuesit  që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me profesionalizëm dhe përkushtim duke përditësuar cdo ditë  njohuritë  dhe aftësitë e tyre duke bërë që shkollat “Flatrat e Dijes” të konsolidohen vit pas viti si një model  suksesi dhe cilësie i arsimit parauniversitar shqiptar.
Sot jemi dëshmitarë të pranisë së teknologjive të informacionit në funksion të cilësisë së arsimimit dhe të edukimit. Të gjitha klasat janë të pajisura me tabela interaktive multimediale. Të gjitha klasat kanë internet. Duke lënë mënjanë modestinë do të thoja se mbetet  një ëndërr apo  dëshirë  një investim i tillë  edhe për shumë  shkolla  në vendet e zhvilluara perëndimore .
Ne guxuam dhe e realizuam me bindjen se  pa praninë e teknologjisë së informacionit sot  në shkollë  nuk mund të përgatisim nxënësit tanë për të përballuar sfidat e ardhme të jetës dhe të profesionit. Guxuam dhe zbuluam fuqinë e teknologjisë së këtij shekulli.
Falenderoj  personelin  e shkollave që me përkushtim profesional  filluan dhe vazhdojnë  të kualifikohen për përdorimin e tabelave interaktive multimediale në funksion të  mësimdhënies e të nxënies cilësore.

Flatrat e Dijes

Sjell ndërmend sot  ditën e parë të shkollës dhe me mirënjohje e respekt mësuesen e klasës së parë që ndodhet sot midis nesh. Teksa e krahasojmë me mundësitë e ofruara sot, fëmijëve tanë  në të gjitha ato  shkolla të  vendit të cilat investojnë për cilësinë , krijojmë bindjen se Shqipëria  do mund të jetë pjesë e  Evropës edhe në arsim.
Si investitor  bashkë me personelin drejtues e mësimor jemi krenar që kemi  kontribuar për të krijuar këtë model të suksesshëm të  arsimimit dhe të edukimit bashkëkohor tek nxënësit tanë .  Praninë tuaj të nderuar  në këtë ceremoni festive e konsideroj vlerësim,  motivim  dhe njëkohësisht detyrim moral e profesional për  të vazhduar më tej ambiciet tona.

Ju faleminderit
Viron Gega
President I Institucioneve Flatrat e Dijes